Si poeti poezinë
stinët m’i qëndis
Vargoji vargmalet e fjalëve
Hape bjeshkën e zemës
Nuk të dua nëse nuk më je poeti
Shpirtoqean me puhizë e dallgë
Më dashuro me gjak Hamleti
Fshij nga sytë lotët e djaloshit Verter
Më mbaj në duar
Dhe më jep frymë nga fryma jote
Ah lutu për Danten
Kurrë mos ta humbasësh Beatriçen
Pa gruan nuk do ishte dielli as hëna
Lapsi i poetit pa muzën do të bëhej krongjill akulli
Më duaj siç poeti dashuron
Gruan.
*Titulli i origjinalit: “I keq”