Alda Bardhyli: Ismail Kadare iku i qetë dhe pa brenga…

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli rrëfeu dhe përjetimet e fundit të shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare.

Nga ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit ku ka nisur prej disa minutash ceremonia e homazheve në nderim të veprës së Kadaresë, Bardhyli u shpreh se “Kadare iku i qetë dhe pa brenga”, duke shtuar se ai mendonte se e kishte kryer atë që ishte shumë e rëndësishme për një shkrimtar, botimin dhe rishikimin e gjithë veprës së plotë.

Videon me deklaratën e Alda Bardhylit mund ta shihni duke klikuar më poshtë:


Lexo edhe:

“E KONSIDEROJ BABA SHPIRTËROR”- HOMAZHET PËR ISMAIL KADARENË, AUTORI YLLJET ALIÇKA: AI IKU FIZIKISHT, POR VEPRAT E TIJ MBETEN