Alda Merini: E dashur, fluturo tek unë

Alda Merini

E dashur,
fluturo tek unë
me aeroplanin prej letre
të fantazisë sime,
me mprehtësinë e ndjenjave të tua.
Do të shohësh si lulëzojnë toka dhe magjia
e unë do të jem kurora e pemës më të lartë
për të të dhënë fresk dhe mbrojtje.
Bëj me krahët e tu
dy krahë engjëlli
e sillmë edhe mua ngapak qetësi
dhe lodrën e grumi.
Por para se të thuash diçka
shihe orën në lulëzim
të shpirtit tim.
Përkëdhelmë, e dashur
por si dielli
që prek ballin e ëmbël të hënës.

Përktheu: Aqif Hysa

ObserverKult


Lexo edhe:

ALDA MERINI: KAM NEVOJË PËR NDJENJA…