Alda Merini: Nuk dua të të zhgënjej tani

Alda Merini

Poezi nga Alda Merini

Nuk dua të të zhgënjej tani
por ishte e vërtetë ajo shushatje shurdhe
e boshit,
ato buzë të mallkuara
që kërkonin një puthje.
dhe ato duar që m’i hiqje nga barku
për t’i harkuar qafës tënde:
nuk mund të zgjidhet kurrë dashuria jonë
brenda venës së mbyllur të zonës
që kërkon me ngulm vetëm maninë.

Përktheu: Aqif Hysa

ObserverKult

—————-

alda merini
Alda Merini

Lexo edhe:

TË GJITHË E NJOHIM DASHURINË PËR TË CILËN FLET ALDA MERINI

Alda Merini ishte një nga penat më të bukura dhe më sarkastike në letërsinë dhe poezinë italiane. Poemat e dashurisë të Alda Merinit përmbajnë pasion, dëshirë të madhe dhe dhimbje. Tekstet e poezive të saj tregojnë ndjesi dhe emocione të vërteta, të jetuara nga vetë poetja. Me një jetë të trazuar, Merini është një nga figurat kryesore të letrave italiane të shekullit XX.

Lindur në Milano në 21 mars 1931, Alda Merini filloi të shkruaj lirikat e para në moshë fare të re, ende pa mbushur 16-vjeç. Takimi i saj i parë me botën letrare ndodhi kur Silvana Rovelli, kushërira e Ada Negrit, dorëzoi disa nga poemat e saj tek Angelo Romano, i cili, nga ana tjetër, ia dha për të lexuar Giacinto Spagnoletti, i konsideruar edhe si zbuluesi i poetes.

Autorja pati një rrugëtim të vështirë, shënuar nga shqetësime shëndetësore dhe ekonomike, duke hyrë e duke dalë nga spitalet psikiatrike për një periudhë njëzetvjeçare, midis viteve 1960 dhe 1970. Koleksioni i parë i poezive të Alda Merinit: “Prania e Orfeut”, botuar në vitin 1953, pati një sukses të menjëherësh nga lexuesi dhe kritika. Sidoqoftë, kryevepra e saj konsiderohet “Toka e Shenjtë”, e cila i dhuroi, në 1993, çmimin “Librex-Guggenheim Eugenio Montale” për poezinë. Të shumta janë veprat që kanë dalë nga dora e poetes, ndër të cilat koleksionet në vargje “Testamenti”, “Boshllëku i dashurisë”, “Balada të papaguara”, “Lulja e poezisë” 1951-1997, “E mrekullueshme është nata”, etj…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU