Aktori i njohur Mehdi Malkaj është shtruar në reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore në zemër (Sindromë Koronare Akute).
Mësohet se Malkaj është paraqitur në spital pasditen e djeshme dhe burime pranë QSUT-së bëjnë me dije se aktualisht gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qetë, teksa pritet t’i nënshtrohet dhe ekzaminimeve të tjera mjekësore gjatë ditës së sotme.
Sipas mediave, aktori ka qenë në Spitalin e Traumës duke vizituar një të afërm të tij dhe papritur ka ndjerë shqetësime, dhimbje në krahun e majtë.
Ndihmën e parë e ka marrë nga mjekët e Traumës, dhe pastaj këta të fundit e kanë përcjell me ambulancë drejt shërbimit të kardiologjisë në QSUT për ekzaminime dhe trajtim të mëtejshëm nga mjekët specialistë kardiologë.
“Aktori i mirënjohur dhe aktivisti i paepur për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Mehdi Malka, ndodhet i shtruar nē reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT, pasi ka shfaqur probleme shëndetsore në zemër.
Atdhetarit dhe mikut tonë të shtrenjtë i urojmë shërim të shpejtë dhe u ktheftê me një zemēr akoma më të fortë për të vijuar betejën për kauzën e Teatrit Kombëtar dhe Demokracisë në Shqipēri”, thekson në reagimin e saj Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit./oranews
ObserverKult
Lexo edhe:
AKTORI I NJOHUR, MEHDI MALKAJ, SHTROHET URGJENTISHT NË SPITAL- KA PROBLEME ME ZEMËR