
Më 5 nëntor të vitit 2016 u shpallën “të lumë” 38 martirët e kishës katolike.
Në Katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër, mes mijëra pelegrinëve, autoriteteve të Vatikanit dhe përfaqësuesve fetarë, u mbajt mesha e shenjtë për lumturimin e Imzot Vinçens Prenushit dhe të 37 martirëve të kishës katolike, të dënuar mizorisht nga regjimi komunist, i cili i ndëshkoi klerikët me dënim kapital, për veprimtarinë e tyre në shërbim të besimit fetar.
Mesha u kremtua nga i dërguari i Papa Françeskut, kardinali Angelo Amato, i cili shpalli “të lume” të vetmen femër martire, Marije Tucin.
Klerikët e tjerë të lumturuar ishin: Imzot Frano Gjini, Imzot Jul Bonati, Dom Alfons Tracki, Dom Anton Muzaj, Dom Anton Zogaj, Dom Dedë Maçaj, Dom Dedë Malaj, Dom Dedë Plani, Dom Ejëll Deda, Dom Jak Bushati, Papa Josif Mihali, Dom Zef Maksen, Dom Lazër Shantoja, Dom Lekë Sirdari, Dom Luigj Prendushi, Dom Marin Shkurti, Dom Mark Gjani, Dom Mikel Beltoja, Dom Ndoc Suma, Dom Ndre Zadeja, Dom Pjetër Çuni, Dom Shtjefën Kurti, Atë Bernardin Palaj, Atë Çiprian Nika, Atë Gaspër Suma, Atë Gjon Shllaku, Atë Gjovani Fausti, Atë Daniel Dajani, Seminaristi Mark Çuni, Atë Karl Serreqi, Atë Mati Prendushi, Atë Serafin Koda, Vëlla Gjon Pantalia, besimtarët e rinj Fran Miraka, Qerim Sadiku e Gjelosh Lulashi.
Më 28 dhjetor të vitit 1976 u miratua kushtetuta që e shpalli Shqipërinë ateiste. Shteti ndërmori një sulm sistemik në media e kinematografi, me qëllim përdhosjen e figurave të besimit. apo të bashkëpunimit me fashizmin.
Besimet fetare në vend, nuk pajtoheshin me të ashtuquajturën parajsë tokësore që synonte të krijonte regjimi komunist në Shqipëri dhe si rrjedhojë, objektet e kultit u shembën, librat e shenjtë u dogjën, priftërinjtë dhe imamët u burgosën e u persekutuan në një periudhë në të cilën Shqipëria po shkonte drejt izolimit të plotë.
Më 28 dhjetor të vitit 1976 u miratua kushtetuta që e shpalli Shqipërinë ateiste. Shteti ndërmori një sulm sistemik në media e kinematografi, me qëllim përdhosjen e figurave të besimit.
ObserverKult






