Alec Baldwin dorëzon telefonin në polici pas vrasjes së kineastes

Aktori Baldwin dorëzon telefonin në polici

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Alec Baldwin ka dorëzuar zyrtarisht celularin e tij tek autoritetet përkatëse.

Sipas People, aktori po bashkëpunon me policinë për hetimin që ka nisur lidhur me vrasjen aksidentale të kineastes, Halyna Hutchins gjatë xhirimeve në filmin “Rust”.

Autoritetet dhanë urdhër për të sekuestruar telefonin e Baldwin në mënyrë që të ekzaminonin mesazhet dhe informacionet e tjera të ruajtura në pajisje, sipas dokumenteve të gjykatës. /lapsi.al

_____________________

Lexo edhe:

HISTORIA E DHIMBSHME E 10 LEKËSHIT, RRËFIMI I AKTORIT NIKOLLA LLAMBRO

Nga Nikolla Llambro

Kur po e nxirrja në “fotografi “ këtë 10 lekë të sfilitur ime shoqe më tha:

“Ç’e do ku e gjete?” Nuk ju përgjigja! Vërtet ç’e doja këtë 10 lekë copë-copë, të “pistë” dhe tashmë të pa vlerë? Po ajo me ”detyroi” të shkruaj këto rreshta, te bëj gër..gër…

Para tre ditësh një Maune me targa greke po kryente shpërnguljen e një familjeje këtu në rrugën ku banoj. Aty punonin disa punëtorë të moshave të ndryshme. Ata mbaruan dhe ikën. Kur kalova andej, kjo 10-she e palosur më katërsh, e shkelur, e bërë pis, më tërhoqi vëmëndjen. Nuk u besoja syve, një cëërrr…më kaloi në tërë trupin…

Vite më parë, duke ecur rrugës më ka qëlluar të gjej Dhrahmi greke. Ndjeja gëzim pse ta fsheh se një 5000 apo 10000 Dhrahmi në atë kohë për mua, ishte më tepër se një ditë pune, por…por…ajo cëëëërrr…ato emocione që ndjeva për momentin kur e pashë dhe e mora në dorë, ishin të jashtëzakonëshme. Tronditëse, sfilitëse… Ishte LEK-u…Leku shqiptar, me të cilin isha rritur deri në momentin kur u largova me dhimbje në 11 nëntor të 1991-shit.

Shumë mund të qeshin me këto rreshta, të tjerë do thartojnë buzët, dikush do të thotë…iku dhe ky… Ashtu vërtet, por me Lekun është e lidhur dashur pa dashur jeta ime, jeta jonë. Mbase vërtet është për të qeshur qe rri e shkruaj për të. Ka njerëz që kanë kartmonedha të…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult