Alec Baldwin flet edhe një herë për ngjarjen tragjike: Situata më e keqe që jam përfshirë

Alec Baldwin

Aktori i njohur Alec Baldwin ka reaguar sërish për vrasjen aksidentale të kineastes gjatë xhirimeve të filmit Rust.

Përmes një postimi në Instagram, aktori u shpreh se kjo ishte situata më e keqe me të cilën është përballur ndonjëherë. 

“Unë nuk kam frikë ta them këtë se dikush vdiq shumë tragjikisht. Kam marrë shumë. Dua të them shumë vullnet të mirë nga njerëzit. Është thjesht e pabesueshme. Kjo ka qenë padyshim situata më e keqe me të cilën jam përfshirë ndonjëherë. Kam shpresë që njerëzit që merren me hetimin e kësaj gjëje të arrijnë në të vërtetën sa më shpejt të jetë e mundur”, rrëfeu Alec.

Ndërkohë autoritetet në Santa Fe, kanë lëshuar lëshuan një urdhër kërkimi për celularin e Baldwin për të hetuar vdekjen e Hutchins./lapsi.al

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

BABAI I KINEASTES AKUZON ALEC BALDWIN: AI ËSHTË PËRGJEGJËS PËR VRASJEN E SAJ

Babai i kineastes Halyna Hutchins ka deklaruar së fundmi se aktori Alec Baldwin është përgjegjës për vrasjen e vajzës së tij.

Në një intervistë për “The Sun”, Anatoly Androsovych ka rrëfyer se nuk arrin ta kuptojë pretendimin e aktorit se nuk e ka tërhequr këmbëzën e armës.

“Nuk mund ta kuptoj sjelljen e Alec. Pse e qëlloi gjatë përgatitjeve? Revolveri është lloj arme që nuk qëllon përpara se të shtypet këmbëza dhe Alec është pjesërisht fajtor për shkaktimin e asaj goditjeje. Është e qartë për mua që Baldwin qëlloi nga dora e tij. Është e vështirë për mua të kuptoj se si ai nuk mund të konsiderohet pjesërisht përgjegjës për vdekjen e vajzës sime”, u shpreh ai.

Deklarata e tij vjen pasi Baldwin u shpreh në një intervistë për ”Abc News” se ai nuk është fajtor për tragjedin e ndodhur në sheshxhirimet e…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult