Alec Baldwin qan derisa flet për tragjedinë në sheshxhirim

Alec Baldwin në një intervistë ekskluzive për rrjetin televiziv ABC, ka folur për herë të parë për ngjarjen tragjike gjatë xhirimeve të filmit “Rust” ku mbeti e vrarë kineastja Halina Hutchins.

Intervista vjen gjatë hetimeve të autoriteteve, të cilat vazhdojnë një muaj pas ngjarjes tragjike. Intervista e plotë do të transmetohet si një speciale në prime time në rrjetin televiziv ABC.

Në një video të shkurtër, aktori shfaqet në lot teksa kujton Halina Hutchins si dikë që admirohej nga kolegët e saj. “Thjesht nuk më duket e vërtetë,” i tha ai gazetarit George Stephanopoulos.

Aktori i njohur thotë se tragjedia është gjëja më e keqe që i ka ndodhur ndonjëherë. Ai dëgjohet gjithashtu duke thënë: “Unë nuk e tërhoqa këmbëzën. Unë kurrë nuk do t’i drejtoja askujt armën dhe do t’i tërhiqja këmbëzën, kurrë“.

Ai thotë se nuk e ka idenë se si përfundoi plumb i vërtetë në armë. “Dikush vuri një plumb të vërtetë në armë. Një plumb as që duhej të ishte.”

Gazetari tha: “Siç mund ta imagjinoni ishte i shkatërruar por gjithashtu ishte shumë i sinqertë. Ai ishte shumë i hapur, ai iu përgjigj çdo pyetjeje. Ai foli për Halyna Hutchins, takimin me familjen e saj gjithashtu. Dhe ai foli në detaje për atë që ndodhi në xhirime atë ditë.”

Aktori i njohur, Alec Baldwin, qau teksa përshkroi duke vrarë aksidentalisht kineastin e tij në xhirimet e filmit të tij Rust gjatë një interviste me George Stephanopoulos të ABC.

Më 21 tetor, kineastja Hutchins u qëllua për vdekje dhe regjisori Souza u plagos kur Alec Baldwin qëlloi me një armë që ai besonte se ishte e sigurt. Por në fakt përmbante një fishek të vërtetë, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Santa Fe.

Lexo edhe: BASHKËSHORTJA E ALEC BALDWIN, E SHQETËSUAR PËR SHËNDETIN E TIJ PAS VRASJES SË KINEASTES