Edicioni i 13-të i PriFest këtë vit mbahet në gusht, këto janë detajet (Video)

Edicioni i 13-të i PriFest këtë vit do të mbahet në muajin gusht.

Drejtoresha e këtij festivali, Vjosa Berisha, në “Ora 7” në Klan Kosova tha se festivali do të mbahet nga data 24 deri më 29 gusht.

“Këtë vit është ndryshe pas vitin e kaluar festivali është mbajtur online. Shumë gjëra kanë ndryshuar, jemi mësuar që festivali të mbahet në qendër të qytetit. Kemi filluar me përgatitjet, me mysafirë të ndryshëm. Është mbyllur thirrja për aplikimin e filmave, kanë aplikuar shumë dhe tani jemi në përgatitje të programeve. Festivali kthehet me kujdes të madh në mënyrë që mos t’i cenojmë ato kënaqësitë e profesionistëve dhe audiencës që vijnë për t’i shikuar filmat”.

“Vitet e fundit, festivali është mbajtur gjatë muajit korrik. Këtë vit e kemi ndryshuar pasi koordinohemi me festivale të tjera në botë kur mbahen dhe në cilën kohë janë. Fatkeqësisht në korrik këtë vit ka shumë festivale të mëdha dhe për këtë shkak e kemi shtyrë”, tha Berisha.

LEXO EDHE: Festivalet synojnë vazhdimësinë me format digjital