Alec Baldwin rikthehet në punë pas vdekjes së kinematografes: Kam vendosur të mbaj një ditar

Pas shumë kohësh, Alec Baldwin është rikthyer në punë që pas vdekjes tragjike të Halyna Hutchins, e cila u qëllua aksidentalisht me një armë në sheshxhirim, nga aktori 63-vjeçar. Baldwin reagoi në rrjetin social Instagram, duke thënë se është e çuditshme të kthehesh në punë.

“Unë po mendoj të mbaj një ditar të vogël gjatë udhëtimit dhe gjatë punës. Ne patëm ditën tonë të parë të punës sot… dhe ishte e ndërlikuar. Nuk punoj dot aq shumë si dikur … ti shkon në punë dhe harron atë që duhet të bësh”, tha aktori në video. Ai u shpreh se nuk ka punuar që nga 21 tetori i vitit të kaluar, kur kinematografia Halyna Hutchins, ndërroi jetë, transmeton ‘a2news.com’.

Baldwin tha gjithashtu se i mungojnë fëmijët e tij. Aktori dhe gruaja e tij Hilaria, janë prindër të gjashtë fëmijëve – vajzës Carmen, djemve Rafael, Leonardo, Romeo, Eduardo dhe Lucia.

“Më mungojnë fëmijët e mi unikë. Mendoj se të gjithë ata që kanë shumë fëmijë, ndihen kështu. Ata janë kaq të ndryshëm”, u shpreh Baldwin.


Lexo edhe:

ALEC BALDWIN FLET EDHE NJË HERË PËR NGJARJEN TRAGJIKE: SITUATA MË E KEQE QË JAM PËRFSHIRË