Alec Baldwin sërish në telashe: Paditet nga 3 anëtarë të ekipit të filmit “Rust”!

Teksa Alec Baldwin u përballë me akuzat për “vrasje të pavullnetshme” të kinematografes Halyna Hutchins, më shumë probleme ligjore po grumbullohen për të, një nga aktorët më të famshëm të Hollivudit.

Vdekja aksidentale e Hutchins, e cila u vra ndërsa punonte në xhirimet e “Rust” në tetor 2021, ka bërë që tre nga 150 anëtarët e ekuipazhit të ngrenë një padi kundër Alec Baldwin, kompanisë së tij El Dorado Pictures dhe Rust Movie Productions LLC.

Ross Addiego, Doran Curtin dhe Reese Price po akuzojnë Baldwin për neglizhencë dhe shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional.

“Paditësit në mënyrë të pavarur kërkuan mbështetje për trajtimin e tyre, të cilat kanë të bëjnë me pagjumësi, ankth, depresion dhe simptoma të çrregullimit të stresit post-traumatik”, thuhej në padi.

Paditësit pretendojnë dëmtim fizik dhe psikologjik.

“Të pandehurit injoruan raportet për shkarkime të shumta të armëve të zjarrit; dhe këmbëngulën, nxituan dhe pa personel të pamjaftueshëm, për të përfunduar filmin”, thuhet në padi.

Ata gjithashtu raportuan se kishin parë të shtënat me armë zjarri dhe kishin pësuar “lëndime shpërthimi” nga zhurma e fortë e armës që shpërtheu brenda vendit të vogël në të cilën po xhirohej skena.

Kujtojmë që prokurorët e kanë akuzuar gjithashtu Baldwin për vrasje të pavullnetshme.

Ai fillimisht mohoi akuzat se kishte tërhequr ndonjëherë këmbëzën, por prokurorët argumentuan se “fotot dhe videot tregojnë qartë Alec, disa herë, me gishtin e tij brenda mbrojtëses së këmbëzës”, përpara të shtënave vdekjeprurëse.

Atij nuk i lejohet tani të pijë alkool, të zotërojë një armë ose të flasë me dëshmitarë të mundshëm, përveç diskutimit për vazhdimin e xhirimeve të “Rust”. Filmi është planifikuar të rifillojë prodhimin këtë pranverë./Bordo.al

ObserverKult


Aktori Baldwin dorëzon telefonin në polici

Lexo edhe:

ALEC BALDWIN RIKTHEHET NË PUNË PAS VDEKJES SË KINEMATOGRAFES: KAM VENDOSUR TË MBAJ NJË DITAR

Pas shumë kohësh, Alec Baldwin është rikthyer në punë që pas vdekjes tragjike të Halyna Hutchins, e cila u qëllua aksidentalisht me një armë në sheshxhirim, nga aktori 63-vjeçar. Baldwin reagoi në rrjetin social Instagram, duke thënë se është e çuditshme të kthehesh në punë.

“Unë po mendoj të mbaj një ditar të vogël gjatë udhëtimit dhe gjatë punës. Ne patëm ditën tonë të parë të punës sot… dhe ishte e ndërlikuar. Nuk punoj dot aq shumë si dikur … ti shkon në punë dhe harron atë që duhet të bësh”, tha aktori në video. Ai u shpreh se nuk ka punuar që nga 21 tetori i vitit të kaluar, kur kinematografia Halyna Hutchins, ndërroi jetë.

Baldwin tha gjithashtu se i mungojnë fëmijët e tij. Aktori dhe gruaja e tij Hilaria, janë prindër të gjashtë fëmijëve – vajzës Carmen, djemve Rafael, Leonardo, Romeo, Eduardo dhe Lucia.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult