
Kërkova dashuri në pasqyrat e të tjerëve
derisa kuptova se ato pasqyra ishin të thyera.
M’u desh të zbrisja në humnerat e mia,
të prekja thellësitë e heshtjes dhe vetmisë sime,
të gjeja shkëndijën që askush nuk mund ta shuante.
Rindërtimi i vetes është një akt rebelimi.
Qe si të zgjidhja fjalët e mia te murmuritja e të tjerëve.
dhe të kuptoja se vlera ime
nuk qenkësh një monedhë për ta vlerësuar të tjerët,
por një thesar imi që e mbroj vetëm unë.
Sot banoj në veten time, butë-butë.
Sot jam zonja ime, streha ime dhe drita ime.
Sepse liria fillon kur s’ kërkon më
dikë që të të plotësojë
dhe zbulon se tashmë je plot me veten.
Në shqip: Bajram Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:






