Aleksandër Gjoka, Manjola Nallbani & Viktor Tahiraj: O nënë për ty më djeg një mall (teksti dhe kënga)

O shpirti im
Mos bjer në dëshpërim
S‘u mbytën ëndrrat tona
Në detin e trazuar
Në këtë mjerim pa fund.

Mos më kërko
Dhe le të ikim larg
Të bëjmë pakëz dritë, e sado pak
Në këtë errësirë të gjatë.

O nënë jam larg
Për ty më djeg një mall
I varfër jam, ndonëse para unë kam
Por s’jam pranë teje.

E ndjej se gjumi m’është vrarë
Në ëndrra shoh unë sytë e tu
Dhe klith porsi i marrë.

Fli o shpirti i mamit
E di pse sonte qan
Ke lodra, çokollata
Por babin s’e ke pranë.

Mbyll pra syçkat zemër
Kujto ti sytë e tij
Në ëndërr puthe pak
Në mëngjes të vijë ai.

Hej ti që mban trishtim
Jo, jo jo mos prit lufto
Bëj dritë si një Naim
Dhe jeto.

O nënë jam larg
Për ty më djeg një mall
I varfër jam, ndonëse para unë kam
Por s’jam pranë teje.

E ndjej se gjumi m’është vrarë
Në ëndrra shoh unë sytë e tu
Dhe klith porsi i marrë.

Fli o shpirti i mamit
E di pse sonte qan
Ke lodra, çokollata
Por babin se ke pranë.

Mbyll pra syçkat zemër
Kujto ti sytë e tij
Në ëndërr puthe pak
Në mëngjes të vijë ai.

Hej ti që mban trishtim
Jo, jo, jo mos prit lufto
Bëj dritë si një Naim
Dhe jeto.

Për herë të parë
Panë dritë sytë tanë
Ku çdo gur i rrugicës sime
zgjon mall.

Për herë të parë
Panë dritë sytë tanë
Ku dashuria
Ka më t’bukurat fjalë.

Hej, kush nuk e di
se paraja është liri
ne bashkë do ta ndërtojmë
te kjo tokë.

Këngën mund ta lexoni duke klikuar KËTU

ObserverKult


Lexo edhe:

TAKIMI I FUNDIT ME DRITËRO AGOLLIN, JA ÇKA DISKUTUAM