Aleksandër Gjoka: Pranvera me një lule s’vjen… (teksti dhe kënga)

Aleksandër Gjoka është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Deri më tani ai ka disa këngë të incizuara por ndër më të njohurat janë “Kuturu”, “Ditë dimri”, “Falmi sytë e shkruar” etj.

Në vazhdim ua sjellim këngën “Pranvera me një lule s’vjen” të intepretuar mjeshtrisht nga Aleksandër Gjoka.

Kur i vogël në lëndinë,
Mbi barin që ndriste në vesë
në prag pranvere, një lule gjeta
erdhi pranvera, thirra menjëherë.

Buzëqeshi motra ime,
sa desha t’i thur një kurorë,
më kot vrapova edhe kërkova
të tjera lule jo nuk gjeta dot.

Një pike vese mbi faqe ra
o motër unë lulet ku t’i gjej,
ajo e dinte ndaj më tha
pranvera me një lule jo nuk vjen,
jo nuk vjen.

Si lëndinë vet fëmijëria
por fjalët e saj jo si harroj,
sot më thotë koha, dhe vetë rinia
me e bukur jeta bëhet me shumë shokë.

Kështu dhe jetën, se bën një ditë,
një lumë i vetëm, se bën një det.
Kishe të drejtë o motër them,
pranvera me një lule s’vjen.

ObserverKult


Lexo edhe:

ALEKSANDËR GJOKA FLET PËR MARRËDHËNIEN ME BASHKËSHORTEN DHE FËMIJËT

Këngëtari i dashur për publikun, Aleksandër Gjoka, ishte i ftuar në programin “Dola te Ola”, ku foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien që ai ka me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Teksa në studio u shfaq një fotografi me bashkëshorten, ai tha se vitet kanë bërë që ata të marrin hijen e njëri-tjetrit.

Sandri zbuloi se ata janë dashuruar gjatë një ekskursioni. Dhe shtoi se te Rita pëlqen se është shumë e qetë, e dashur dhe shumë arsyeshme.

“Ajo më qetëson mua”, tha artisti, duke treguar se dhe kur është i acaruar ajo di si t’i falë qetësi. Ndërkohë që shtoi se ai hyn tek ata persona që di të kërkojë falje, dhe shumë herë i është dashur t’i kërkojë falje bashkëshortes.

Fryt i dashurisë së tyre janë dy fëmijët, djali dhe vajza. Vajza e tij jeton në Itali dhe së bashku me të bijën surprizoi të atin me anë të një videomesazhi. Ku teksa i shprehën mallin ato i kërkuan edhe një album, i cili nuk premtoi asgjë, edhe pse ne të gjithë mezi presim këngë nga ai…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU