Teksti i këngës “Dashurisë së shkuar” e kënduar nga Aleksandër Gjoka
Sytë e tu i ndesha këtë natë,
tek eci vetëm në mërzi
Vallë a do më flisje prapë
e me veten time ndiej çudi.
Koha pa ne mbeti e ngratë,
unë i pafat në dashuri
Sa kujtime kthehen pas,
a më sjell ndër mendje ti tani.
Jo si harroj unë ata sy
që më ndiqnin në çdo çast,
e çdo moment,
s’kam harruar puthjet mjaltë
dhe pse fshehur ne i lamë diku atje.
Hej të thërras e të mendoj,
ndaj të lutem
sot afrohu të takoj.
Ndonëse vitet ikin shpejt,
përse na ndanë.
ObserverKult
——————————–
Lexo edhe: