Aleksandër Gjoka: Të lutem, falmi sytë e shkruar (teksti dhe kënga)


Ju ftojmë ta dëgjoni këngën “Falmi sytë e shkruar” nga Aleksandër Gjoka.

S’di se përse
gjumi natën nuk më zë.
ti dhe vetëm ti,
gjithnjë në mendje më rri.

Dhe eja pra
zemra mu dogj zjarr e flakë.
ti dhe vetëm ti,
gjithnjë në mendje më rri.

Atë natë pranvere kur unë të pashë,
zemrën menjëherë unë ty ta dhashë,
Si ty nuk gjejë, ngado që shkoj
Vetëm me ty dua të rrojë.

Të lutem, falmi sytë e shkruar
që si prush janë tuj m’përvëlu
pas syve të tu jam dashuruar
dhe s’po munem me duru.

ObserverKult

——————————————

LEXO EDHE:

I DËNUAR ME ARREST SHTËPIE/ RRËFEHET ALEKSANDËR GJOKA: PO E SHIJOJ, ËSHTË SHUMË BUKUR NËN RREZET E DIELLIT PËRVËLONJËS

Para pak kohësh këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është arrestuar nga policia pasi u përfshi në një aksident duke u transportuar pastaj në spitalin e Traumës për shkak të lëndimeve të marra në aksident. Gjoka rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe nisur nga kjo, gjykata vendosi për të arrest shtëpie.

Mbrëmjen e kësaj të shtunë në emisioni “Soiree” me Jonida Shehun në ABC ishte i ftuar këngëtari nëpërmjet një lidhje skype për të përshendetur nipin e tij Renis Gjokën dhe për ta uruar për koncertin që do të sjellë më 18 qershor në ekranin e ABC.

Pyetur nga moderatorja Jonida Shehu se si po e kalon arrestin e shtëpisë, ai tha se po e shijon vërtet.

Biseda e plotë:

Jonida Shehu: Kush është më rebel, ti apo Renisi? Të ka ngjarë ndopak Renisi tek kjo natyra jote rebele e të thyerit të regullave?

Aleksandër Gjoka: Renisi është kantautor demokracie. Renisi është shumë më i përmbajtur, më i qetë.

Jonida Shehu: Çfarë këshillash i jep zakonisht Renisit?

Aleksandër Gjoka: Unë s’para jap këshilla, por në karakter jo, në muzikë po mund t’i jap. Nuk dua që të më ngjajë mua…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU