Aleksandër Gjoka: Valsi i lumturisë (teksti dhe kënga)

Sa kënaqësi kur dëgjoj
Valsin tonë në këtë pranverë
Ai përsëri po na fton
Të vallëzojmë si atëherë.

Bashkë me pranverën dhe ti lulëzon
Lule plot erë që në shpirt më gjallëron.

Vals, o vals, ti jeho
Mbi të bukurin atdhe
Fushat tona i përshkon
Ku shpërthen jetë e re.

Ne një vals na bashkoi
Dhe na fali lumturinë
Tinguj sot unë dëgjoj
Dhe kujtoj prapë rininë.

Bashkë me pranverën dhe ti lulëzon
Lule plot erë që në shpirt më gjallëron.

Vals, o vals, ti jeho
Mbi të bukurin atdhe
Fushat tona i përshko
Ku shpërthen jetë e re.

ObserverKult


Lexo edhe:

ALEKSANDËR GJOKA: FATI YNË SHPRESË E MARRËZI (TEKSTI DHE KËNGA)