Aleš Šteger: Pesë pohime…

Pesё pohime,
Kjo ёshtё e gjitha qё
Vitet i kanё larё.

E para: tё kam dashur
Bile edhe para se tё ekzistoja.

E dyta: jeta ime
Ёshtё njё pikё boje nё natёn e pakufishme.

E treta: nuk ka fund,
Vetёm majat e bjeshkёve tё mbuluara me borё.

E katёrta: Detit nuk i ha palla
Pёr ne.

E fundit: Nuk ka fund,
Vetёm akullnajat po vdesin.

Pёrktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

LIDIJA DIMKOVSKA: JUGOSLLAVIA NË JETËN TIME, JETA IME NË JUGOSLLAVI NË DHJETË PIKË