Alexander Calder: Si mund të krijohet e bukura nga skrapi i padëshiruar?

“Kur unë punoj me diçka, unë kam dy gjëra në mendje. E para, është që ta bëj atë më të gjallë. E dyta, është që të kem gjithmonë në mendje ekuilibrin e saj.” – Alexander Calder

Alexander Calder, shpikësi i artit “të lëvizshëm” dhe atij kinetik ka qenë një mjeshtër i ekuilibrimit mjeshtëror të materialeve industriale me natyrën. Me punën e tij ai bëri ato që të funksiononin në një harmoni të përsosur. Ky artist kyç i shekulli të 20-të ndryshoi peisazhin e skulpturës, duke prezantuar një pozicion të ri dhe delikat ndaj kësaj forme arti. Duke qenë se ai ka punuar në krahë të Miro, Arman dhe Mondrian, ai është sot një nga artistët më të famshëm në treg. Ai vlerësohet nga të gjithë muzetë më të vlerësuara dhe të njohura në botë dhe është i pranishëm si pjesë e koleksioneve më presitigjioze.     

Pioner i artit të lëvizshëm dhe kinetik  

Alexander Calder ka qenë pioneri i artit të “lëvizshëm”, që ne njohim sot dhe themeluesi i artit kinetik. Emri “i lëvizshëm” i është dhënë nga Marcel Duchamp. Kjo strukturë e re u nda me tradita e skulpturës sipas konfigurimeve të tij bashkëkohore. Skulpturat e Calder-it kanë qenë jashtëzakonisht delikate dhe, ajo që ishte më thelbësore, ato ishin të lëvizshme. Fillimisht, skulpturat e Calder-it lëviznin për shkak të përdorimit të motorëve. Megjithatë, më vonë ato evoluan që të lëviznin për shkak të forcave të natyrës. Skulpturat ishin dizenjuar në një mënyrë të tillë që të mund të kapnin rrymat e ajrit në një dhomë apo jashtë në fllad, një koncept revolucionar në botën e artit. Krahë për krahë me prezantimin e “të lëvizshmeve”, u prezantuan “të qëndrueshmet”. Ky emër është dhënë nga artisti abstrakt, Jean Arp, ndaj skulpturave të palëvizshme të mëparshme të Calder-it.

Njihet për “vizatimin në hapësirë”

Termi “vizatim në hapësirë” është përdorur për herë të parë si referencë ndaj Calder-it në gazetën franceze ‘Paris-Midi’. Kjo erdhi pas njërës prej ekspozitave të tij të para solo në vitin 1929, në të clën Calder ekspozoi skulpturat e tij me tel. Ky përshkrim zuri vend dhe, më pas, u përdor shpesh për të përshkruar veprën e Calder-it. Ky term ishte gjithashtu i përshtatshëm për Calder-in duke qenë se, ai mbante copëza teli me vete dhe imazhe të modës nga ato që ai shikonte në rrugë. Tashmë e dimë shumë mirë që atij i pëlqente krjimi i portreteve me tel të njerëzve që ai takonte, një nga më të njohurat e tij ishte ajo e aktores, Kiki, në vitin 1929. Calder tërhiqej veçanërisht shumë nga hunda e saj, e cila dukej sikur do të lançohej për në hapësirë”.

Vinte nga një familje artistësh

Duke qenë se, ai vinte nga një familje që merret me artin, nuk është edhe aq e vështirë të shikojmë se si Calder-i u kthye në një shtyllë e tillë në botën e artit. Por nuk ishin prindërit e tij ata që e shtynë drejt karrierës së tij. I ati i tij, gjithashtu i quajtur Alexander Calder, ishte vetë një skulptor, kështu që ai i njihte vështirësitë që vinin nga të qenit artist. Ai e quante të birin “njeriun e plehrave”. Kjo për faktin se xhepat e tij ishin gjithmonë të mbushur me guralecë, me tela dhe copëza të çuditshme.

Që në moshë të hershme Calder tregoi interes në skulpturë dhe duke përdorur duart e tij për të modeluar botën rreth tij. Në moshën 11-vjeçare, e motra i bleu një palë pinca për Krishtlindje. Ai i përdori ato për të bërë dy skulptura të vogla prej tunxhi për të atin dhe të ëmën. Për të ëmën një rosë dhe për të atin një qen. Metali do të kthehej në mediumin e tij parësor. Vepra e tij përdor copëza teli të vjetër dhe druri, duke treguar se si e bukura mund të krijohet nga skrap i padëshiruar. 

Ishte një inxhinier mekanik i kthyer në një skulptor 

Calder studioi për inxhinieri mekanike në Institutin e Teknologjisë së Stevens-it dhe u diplomua në vitin 1921. Ndërkohë që po punonte në një anije në vitin 1922, ai po shikonte diellin e kuq në bregun e Guatemala-s duke i kujtuar atij rritjen dhe edukimin e tij artistik. Ai i ktheu kurrizin këtij stili jetese, fillimisht duke u vendosur në Nju-Jork, ku punoi si një artist për disa gazeta deri kur më në fund u vendos në qendrën e artit, në Paris, në vitin 1926.

Gjatë kohës së tij në Paris ai filloi skicimin e njerëzve në rrugë dhe duke bërë figurina të vogla me tel në dhomën e tij të hotelit. Një nga personazhet e para që ai bëri ishte Josephine Baker, e cila njihej në të gjithë globin për kërcimin e saj ‘Charleston’. Ishte kjo lëvizje dhe kjo energji që Calder u përpoq të kapte në modelet e tij lidhur me të.  

Megjithëse, vepra e tij nuk u var kurrë nga dijet që ai fitoi gjatë studimeve të tij, është e pamohueshme që aftësitë e tij kanë ndikuar në mënyrë të përsosur për montimin e skulpturave të tij. Në fakt, më vonë gjatë karrierës së tij ai ka thënë kështu. “Kur unë punoj me diçka, unë kam dy gjëra në mendje. E para, është që ta bëj atë më të gjallë. E dyta, është që të kem gjithmonë në mendje ekuilibrin e saj.”

Ai ka qenë gjithmonë i tërhequr nga cirku

Calder kërkonte të përfaqësonte dhe kapte lëvizjen në të gjitha veprat e tij përgjatë të gjithë jetës së tij. Magjepsja e tij filloi ndërkohë që ai ishte në Nju Jork. Për dy javë ai vizitoi cirqet, një vend që shkrinte bashkë të gjithë shoqërinë. Këtu, ai vizatoi dhe pikturoi spektaklet që ai shikonte, duke u përpjekur që të kapte animimin e mjedisit. Ai do t’i kthehej këtij frymëzimi gjatë gjithë karrierës së tij.

Pasi u vendos në Paris, Calder-i krijoi një cirk në miniaturë me tela dhe blloqe druri. Ai përfshiu personazhe të tilla si një ngritës peshash të rënda, një kalorës dhe një klloun. Këto u sollën në jetë nga Calder duke tërhequr tela të ndryshme. Performanca e tij e parë ishte në dhomën e tij të gjumit për disa nga miqtë e tij. Një nga këto performanca tërhoqi Legrand-Chabrier, një kritik i njoiur cirku në atë kohë. Ishte ai që e spikati i pari Calder-in, duke shkruar një artikull rreth të përunjurit Calder, por gjeni cirku, të titulluar kështu. “Un Petit Cirque à Domicile”.       

Në vitin 1929, Calder u lidh me Léonard Foujita, piktorin dhe gravuristin japonezo-francez. Së bashku, ata punuan me performancat e cirkut të Calder-it. Calder mundësoi cirkun dhe Foujita muzikën. Këto u bënë gjithnjë edhe më të famshme duke zgjuar interesin e artistëve dhe të intelektualëve nëpër Paris. Cirku u bë kaq i famshëm saqë deri në fillim të viteve 1930 ishte rritur nga 15 në 200 figurina.

Ai u frymëzua nga takimi me Mondrian

Në vitin 1930, Calder u ftua në studion e Piet Mondrian në Paris. Këtu, Calder-i u frymëzua nga katrorët shumëngjyrësh të pikëzuar nëpër të gjitha muret e studios. Me këtë imazh, të plotësuar më tej me dritën në hapsirë, Calder i sugjeroi Mondrian-it që t’i vendoste katrorët në lëvizje. Ndërsa Mondrian iu përgjigj: ‘Jo nuk është e nevojshme, piktura ime tashmë është shumë e shpejtë…’.Megjithatë, ky takim e frymëzoi Calder-in për të ndjekur lëvizjen edhe me më shumë vrull.

Pas takimit me Mondrian-in dhe pas njohjes me artin abstrakt për herë të parë, Calder u mbyll duke piktutuar kanavaca të thjeshta të cilat njësoheshin me idetë e tij. Megjithatë, ai u lodh shumë shpejt me këtë medium. Por, pasi ishte ekspozuar ndaj formave dhe harqeve të thjeshta, ai filloi që ta shikonet përfaqësimin figurativ si kufizues. Në ekspozitën tjetër të tij, Volumet, Vektorët dhe Densitetet në Galerie Percier, ai prezantoi skulptura të përbëra nga elementë të ndryshëm të një rrethi.

Në vijim të kësaj ekspozite, Calder filloi të vlerësohej si një pretendent serioz në botën e artit abstrakt.

Vitet e Luftës ndryshuan materialet që ai përdorte për skulpturat e tij

Vitet e Luftës sollën me vete mungesa të fletëve të metalit. Kjo përbënte një problem për Calder-in i cili varej nga ky material për të krijuar kryeveprat e tij. Zakonisht, ai i priste fletët e metalit në copëza, të cilat më pas ri-grumbulloheshin në veprën e tij të lëvizshme. Megjithatë, Calder-i nuk lejoi që të kushtëzohej nga ky fakt. Por kjo mungesë solli me vete një epokë të re për Calder-in, i cili u kthye nga materialet më natyrale. Druri dhe teli u kthyen në instrumentet e tij të reja. Me këtë medium të ri, Calder-i krijoi serinë e Konstelacioneve të tij në vitet 1940, të quajtuar kështu për shkak të ngjashmërisë së tyre me Kozmosin. Ai ka realizuar struktura të shumëfishta gjiganse të cilat mund të shihen nëpër të gjithë globin.

Më vonë në karrierën e tij, Calder-i mori shpesh porosi për të krijuar skulptura gjigande. Për shembull, Merimanga e Kuqe (1976) dhe Spiralja (1958) në Paris, dhe Flamingo (1974) në Çikago. Për të krijuar këto struktura në fillim ai krijonte modelet e tyre, më pas ato konkretizoheshin në një prej studiove të tij. Një nga më të mëdhatë nga këto skulptura ishte Njeriu (1967), e cila u instalua në Montreal. Këto skulptura monumentale mund të gjenden në qytete dhe në fshatra po ashtu, dhe janë shembujt parësor të “të qëndrueshmeve” të Calder-it.

Një herë ai bashkëpunoi me një linjë ajrore

Në vitin 1973, Calder-i mori një porosi për të dizenjuar pamjen e jashtme të një aeroplani në stilin e tij tipik të ndezur nga Linja Ajrore Ndërkombëtare Braniff. Më vonë, ky projekt u bë i njohur si Ngjyrat Fluturuese, e cila e realizoi fluturimin e parë në Amerikën e Jugut. Pjesa e jashtme e avionit, në vend që të kishte logon e linjës ajrore, kishte firmën e Calder-it. Në vitin 1975, ai mori një porosi për të zbukuruar një avion tjetër, e cila më pas u bë i njohur si Ngjyrat Fluturuese të Shteteve të Bashkuara.

Ai nuk ka dashur kurrë që të përcaktohej nga një lëvizje artistike e veçantë  

Megjithëse, përzihej me artistët abstrakt të kohës, Calder nuk kërkoi kurrë që të përkufizohej apo përcaktohej sipas një lëvizje artistike të veçantë. Në fakt, ai ishte specifikisht kundër këtij koncepti. Ai ishte i mendimit se kur një artist e përkufizon vetveten, atëherë në këtë çast ai po kufizon vetveten. Ai besonte se, në vend që një artist të përpiqej që të kuptonte veprën e tij, në fakt, ata duhet të sfidojnë vetveten. Për vet veprën e tij, Peshku prej Çeliku (1934), ka deklaruar ai: ‘Kjo është tërësisht e padobishme dhe e pakuptimtë. Ai është thjesht i bukur, kjo është e gjitha. Sigurisht që, nëse e kupton ai do t’ju bëjë shumë emocional. Nëse do të kishte një farë kuptimi do të ishte më e lehtë për t’u kuptuar’. 

Për ta përmbyllur, Alexander Calder kaloi me të vërtetë nëpër një revolucion gjatë karrierës së tij. Nga portretet e tij origjinale me tel deri tek skulpturat e tij monumentale, krijimet e Calder-it ishin rezultat i një eksplorimi të vërtetë artistik. Ai u frymëzua nga kushdo dhe nga çdo gjë që takoi gjatë jetës së tij. Megjithatë, ai ia doli që të ruante vlerat dhe besimet e tij të vërteta përgjatë të gjithë jetës së tij. Duke e lejuar atë që të krijonte skulptura me të vërtetë përparimtare. Përfundimisht, këto cilësi nënkuptuan që ai e transformoi plotësisht skulpturën siç e njohim ne në një formë arti më të lartë dhe më të gjallë.     

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

ObserverKult


bauman

Lexo edhe:

BAUMAN: SHKOLLA POSTMODERNE S’ËSHTË VEND I DISIPLINIMIT TË BREZAVE TË RINJ, POR MJEDIS I FORMIMIT KRITIK TË QYTETARËVE

Zygmunt Bauman, sociolog dhe filozof polak me origjinë hebraike, analist i jashtëzakonshëm i shoqërisë bashkëkohore dhe teoricieni i konceptit ‘shoqëria likuida’.

Nga Prof. Lekë Pepkolaj

Frika e nxënësve dhe studentëve

Sipas Bauman, frika ka qenë gjithmonë konstante tek njerëzit, por ndryshon nga brezi në brez.

Sot, edhe të rriturit janë të frikësuar nga rreziqet dhe pengesat që nuk dinë t’i vlerësojmë për shkak të një paparashikueshmërie në rritje dhe nga të pushtetshmit që veprojnë mbi ta.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult