ObserverKult ua sjellë disa thënie të zgjedhura nga Alexandre Dumas:
– Ai që ka ndjerë pikëllimin më të thellë është më i aftë të përjetojë lumturinë supreme.
– Asnjëherë mos kini frikë nga grindjet, por kërkoni aventura të rrezikshme.
– Gruaja është e shenjtë; gruaja që ti e do është e shenjtë.
– Është e nevojshme të kesh dëshiruar vdekjen, për të ditur se sa mirë është të jetosh.
– Dallimi midis tradhtisë dhe patriotizmit është vetëm çështje datash.
– Si shpëtova? Me vështirësi. -Si e kam planifikuar këtë moment? Me kënaqësi.
– Jeta është një stuhi, miku im i ri. Do të zhytesh në rrezet e diellit një moment dhe do të copëtohesh në shkëmbinj në një tjetër. Ajo që të bën burrë është ajo që bën kur vjen stuhia.
– Të mësuarit nuk e bën njeriun të dijtur: ka nga ata që kanë dije dhe nga ata që e kanë të kuptuarit. E para kërkon kujtesë dhe e dyta filozofi.
– Për të gjitha të këqijat ka dy ilaçe – koha dhe heshtja.
– Si rregull i përgjithshëm, njerëzit kërkojnë këshilla vetëm për të mos e ndjekur atë; ose nëse e ndjekin, për të fajësuar dikë për dhënien e saj.
– Ka dy mënyra për të parë: me trup dhe me shpirt. Pamja e trupit ndonjëherë mund të harrojë, por shpirti kujton përgjithmonë.
– Gjithmonë kam pasur më shumë frikë nga një stilolaps, një shishe boje dhe një fletë letre sesa nga një shpatë ose pistoletë.
– Gjithmonë nxitojmë të jemi të lumtur…; sepse kur kemi vuajtur shumë, kemi vështirësi të mëdha të besojmë në fat të mirë.
ObserverKult
==========================
Lexo edhe:
DUMAS: LUMTURIA ËSHTË SIKUR ATO KËSHTJELLAT E PËRRALLAVE, PORTAT E TË CILAVE RUHEN NGA…
“Ata që kanë lindur të pasur dhe që i kanë mjetet për ta përmbushur çdo dëshirë, nuk e dinë se çka është lumturia e vërtetë e jetës, njësoj sikur ata që kanë qenë të hedhur mbi ujërat e stuhishëm të oqeanit vetëm me ndonjë dërrasë të vetme, mund vetë ta kuptojnë bekimin e ujërave të qeta.”
“Nuk besoj se ka qenë e menduar që njeriu ta arrij kaq lehtë lumturinë. Lumturia është sikur ato kështjellat e përrallave, portat e të cilave ruhen nga dragonjtë: ne fillimisht duhet të luftojmë, në mënyrë që ta pushtojnë atë.”
“Shumëherë ne kalojnë përskaj lumturisë pa e parë atë, pa shikuar tek ajo, ose madje edhe e kemi parë dhe kemi shikuar në të, nuk e kemi njohur atë.”
“Është mënyrë e mendjeve të dobëta të shohin gjithçka përmes një reje të zezë. Shpirti e formon horizontin e vetë dhe si pasojë qielli i së ardhmes paraqitet i stuhishëm dhe jo premtues.”
“Ajo që e kam dashur më së shumti pas teje është vetja ime; është dinjiteti im dhe është ajo forca që më bënte superior nga burrave të tjerë. Forca ishte jeta ime. Ti e theve atë me një fjalë të vetme, prandaj unë duhet të vdesë.”/ ObserverKult