Kur shpirti më trazohet dallgësh,
E nuk e mban dot trupi im,
Ti mbron me forcë dhe hapesh,
Bëhesh strehë e shpirtit tim!
Në gjeografinë e trupit tënd,
Buzët janë ishulli ky zhytem,
Pikëtakohem hepohem në atë vend,
Frymë marr lirisht sa herë që mbytem!
Si drejtëzat paralele që kurrë nuk takohen,
Shpirtrat tanë sfidojnë universin,
Dhe çirren formulat që nuk aplikohen,
N’parajsën tokësore të lumtur ne mbesim!