Alfred Peza jep dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së (Dokumenti)

Drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Alfred Peza, ka dhënë dorëheqjen nga posti. Peza i ka dorëzuar dorëheqjen Këshillit Drejtues të RTSH-së ditën e sotme.

Shkresa zyrtare:

Të nderuar, Në zbatim të ligjit nr. 97, datë 04. 03. 2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë dhe vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 98, datë 22. 12. 2016 “Për miratimin e statutit të RTSH”; ju paraqes dorëheqjen, në mënyrë të parevokueshme, nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Me respekt DREJTORI I PËRGJITHSHËM Alfred PEZA”, thuhet në letrën dorëzuar Këshillit Drejtues të RTSH-së.

ObserverKult


Lexo edhe:

DORËHEQJA E PEZËS NGA RTSH, REAGON VEJSIU: DITË SHUMË E GËZUAR PËR MUA. DO PREHET EDHE BABI I QETË TANI SE NUK E KURSEVE AS NË SHTRATIN E VDEKJES!