Kujtesë për letërsinë e krijuar burgjeve të Enver Hoxhës

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Autoriteti i Dosjeve organizuan aktivitetin “Libri i Burgut”.


Synim aktivitetit ishte kujtimi i letërsisë së shkruar në burg prej të burgosurve, apo të internuarve përgjatë viteve të komunizmit.

Fjalën hapëse në aktivitet e mbajti drejtoresha e QKLL-së, Alda Bardhyli e cila e cilësoi si të pasur këtë pjesë letërsie.


Bardhyli: Duhet projekt konkret

“Ajo solli një modernitet dhe bashkëkohësi në letrat shqipe.
Por dhe sot, gati tri dekada pas rënies së komunizmit, te kjo letërsi ende ka rënë mjegulla.”

Bardhyli theksoi se duhet një projekt konkret për të evidentuar veprat dhe autorët e një letërsie që jeton në dorëshkrime.

Bardhyli shtoi se QKLL-ja do të mbështesë studiuesit dhe botuesit që do të botojnë librin e burgut.

Simon Markaj: Lumturinë kërkoje edhe në dhimbje

Zoti Simon Mirakaj, nga Autoriteti i Dosjeve u shpreh:
“Duke cituar një thënie nga Dostojevski, se ‘Lumturinë kërkoje edhe në dhimbje’,
dua të them se të burgosurit nuk është se e gjetën lumturinë, por atij terri i dhanë pak dritë.
Diktaturat nuk mund të qëndrojnë bashkë me inteligjencën, ndaj e para u godit inteligjenca.
Nëpërmjet këtyre veprave të shkruara, ne dhe të tjerët njohim tragjedinë që ka ndodhur, padrejtësinë që ka ndodhur”.

Profesoresha Anila Mullahi solli në vëmendje veprën e Kasem Trebeshinës dhe citoi, ndër të tjera, një pohim të tijin kur u pyet për periudhën e burgut.

“Në burg kam qenë fizikisht, shpirtërisht asnjëherë nuk kam qenë, as në burg, as i izoluar.
Nuk kam qenë në burg. Në burg kanë qenë ata. Me mendjen e tyre, me mendimet e tyre. Jo unë, unë kam qenë i lirë”.

Ndoja: Kujtesa është pjesë e së drejtës


Po këtë ide ka shprehur edhe profesori Leka Ndoja.
Ai ndër të tjera, tha se Kujtesa është pjesë e së drejtës.
“Duke u marrë me kujtesën, ne merremi me një aspekt të së drejtës.
Ne të gjithë kemi qenë në një burg, në një burg hermenautik, në një burg metafizik”.

Pjesë, gjithashtu, e aktivitetit me fjalën e tyre qenë edhe Kolec Çefa.
Ai fillimisht rrëfeu për kujtimet e tij me Padër Pal Dodajn.
Më pastaj foli për Padër Pashko Bardhin apo Padër Vinçens Prenushin.
Po ashtu ai foli edhe kontributin e tyre në letra, studime dhe përkthime.
Të pranishëm me fjalën e tyre ishin edhe Marsel Hila dhe shkrimtarja Vera Bekteshi.
Kardinali Ernest Troshani dhe shkrimtari Visar Zhiti dërguan fjalën e tyre përshëndetëse nëpërmjet video-regjistrimit./ ObserverKult