Alice Meynell: Eja, i dashur…

Zemra ime do të jetë kopshti yt. Eja, i dashur,
në kopshtin tënd; të tuat do të jenë orët e lumtura
midis mendimeve të mia më të dëlira; lulet më të larta,
nga rrënja deri te petalja e kurorës vetëm të tuat do të jenë.
Yti është vendi prej ku mbillen farat
deri lart në qiellin e përmbytur nga rrëketë e shiut.
Por, ah, zogjtë, zogjtë! Kush do t’i ngrejë tendat
për t’i mbajtur këto të tuat? O mik, zogjtë kanë fluturuar.

Sepse kur vijnë dhe shkojnë dhe e lënë pishën tonë
të ndjekë stinën e ëmbël, ose kur gjejnë strehë të reja
ata këndojnë një këngë në pemët tona lëvorehirta;
atëherë zemra ime e tretur në mendime,
edhe kur sytë e tu mbajnë të mitë,
ikën fluturimthi në botën e heshtur dhe në vera të tjera
me krahë që zhyten përtej detrave të argjendtë.

Përktheu: Irena Dono

LEXO EDHE: Christopher John Brennan: Unë do të të dua tani e deri sa të vdes…