Christopher John Brennan: Unë do të të dua tani e deri sa të vdes…

grua dashuria

Nëse do të na dukej vetja më të zgjuar duke pyetur,
askush nuk do t’ia hidhte sytë tjetrit;
Nëse gjithë historia jonë me fjalime do të tirej,
asgjë gojë më gojë nuk do të përcillej.

Nëse shpirtrat nga rrjeta vdekatare do të ishin të lirë,
dhe dashuria në zemrat e mishta të mos ishte e lidhur,
asnjë gji që dhemb nuk do të dëshironte
ekstazën e vet të plotë të takonte.

Sepse kush është ai, kudo që jeton, dhe i di
fuqitë e fshehta nga të cilat rritet.
Sikur t’i kishim të gjitha njohuritë, ç’do të na duheshin
drithërimat, ligështimet dhe gjakun që rrjedh ëmbëlsisht?

Atëherë mos kërko, e dashur, të dish “nëse” dhe “përse”.
Unë do të të dua tani e deri sa të vdes.
Kam nevojë të të dua, sepse unë jetoj
dhe jetë për mua është ajo që prej teje e gëzoj.

Përktheu: Irena Dono

LEXO EDHE: Mary Oliver: Jetojmë me mistere të çuditshme…