Alida Hisku zbulon mes lotësh emrin e të vetmit njeri që i besoi sekretin e arratisjes

Alida Hisku e ka treguar gjithmonë historinë e saj të arratisjes, por asnjëherë emrin e njeriut që i besoi sekretin.

I vetmi që e dinte që ajo do kalonte kufirin në një kohë kur ende nuk lejohej, ishte Luan Zhegu.

Alida, e ftuar nga Rudina për të surprizuar mikun e saj me rastin e ditëlindjes tha mes lotësh:

“Do them diçka që s`e kam thënë kurrë më parë. Të vetmit që i thashë para se të arratisesha, ishte Luan Zhegu. E kam si vëlla. E dija që s`do më tradhtonte.

‘Unë do të marr fëmijët dhe do të iki’, i thashë dhe ai ma ktheu: ‘Je e sigurt’, por kaq, nuk e nxori fjalën”, tha Alida që prej vitesh jeton në Gjermani.

Këtë herë ishte rikthyer si e ftuar në ditëlindjen e Luan Zhegut.

ObserverKult


Lexo edhe:

“FESTA E KËNGËS SHQIPTARE”, ALIDA HISKU I RIKTHEHET ÇMIMEVE NË FESTIVAL

Në edicionin e katërt të “Festa e Këngës Shqiptare”, Alida Hisku u shpall fituese me këngën hit, “Valsi i Fundit” e vlerësuar nga publiku. Organizatori i festivalit, Gjergj Leka, tha se çmimi nuk është vetëm simbolik.

Ky nuk do të jetë valsi i fundit i Alida Hiskut. Ndonëse kënga e zgjedhur për të marrë pjesë në Festën e Këngës Shqiptare titullohej “Valsi i Fundit”, këngëtarja e njohur, që shënjoi muzikën e lehtë shqiptare prej fillim viteve ’70, nuk ka në plan të ndalet.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult