Alisa Bekteshi: Ti s’afroheshe, e di

Nga Alisa Bekteshi

Nën dromcat e udhëtimit që bënim pa ndalur fryma më merrej duke vrapuar pas teje.
Rruga ishte e mbushur plot akull e ne të dy të huaj pa njëri-tjetrin rrëshqisnim duke provuar ta thyenim akullin.
Në heshtje shikoheshim dhe njëjtë vija pas teje sikur koha të mos mbaronte kurrë
e sërish unë dhe ti, të huaj.
Dikur të afrohesha. Ta prekja buzën e akullt dhe ecja mbi të.
Asgjë se shkrinte atë më mirë se këmba e zbathur mbi rrugën që më fliste në heshtje.
Ti s’afroheshe, e di.
Çuditshëm i largoheshe edhe zjarrit më të vogël vetëm që të të ndiqja pas.
Loja kishte marrë rrugë tjetër.
Asgjë nuk urreja më shumë se fytyrën tënde që s’më njihte kohë pas kohe.

ObserverKult


Lexo edhe:

ALISA BEKTESHI: ETJEN MA HIQTE PUTHJA JOTE

Asnjë pikë ujë s’e kisha pi at’ ditë se etjen ma hiqte puthja jote.

Kur duart e mia preknin kokën tânde, ngrohtësia e shpirtit mâ mbështillte trupin. Pastaj veç sytë i mbyllja e hyja në botën tânde e shihja ândrrat tua. K’ceja lumin që na ndante prej realitetit e n’fund e shihja se realitet kish’ edhe n’ândrra.

Se lumi për ne ish’ veç pikënisje e shëtitjeve të gjata mbi njâni – tjetrin… Mbi fjalët e tua rridhnin tinguj të dâshnisë që ishte bâ kohë e gjatë që s’ia kishe thënë dikujt…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU