Allen: Më mirë frikacak për një minutë se i vdekur për gjithë jetën

Allan Stewart Konigsberg, i njohur si Woody Allen, është një nga aktorët, skenaristët dhe regjisorët më të njohur të historisë së kinematografisë.

Karrierën e nis si autor barsoletash dhe si komedian.

Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie të tij:

Besim është ajo që keni përpara se të kuptoni problemin me të cilin po hasni.

Të gjithë e njohim realitetin. Jeta jonë qëndron në shtrembërimin e saj.

Mënyra për të qenë i lumtur është të vlerësosh dhe të gëzosh atë që ke dhe jo atë që nuk ke.

Është e mrekullueshme të jesh në gjendje të krijosh botën tënde sa herë të duash.

Jeni gjithmonë në kërkim të përsosjes në art sepse është shumë e vështirë për ta takuar në jetë.

Talenti është çështje fati. Gjëja e rëndësishme në jetë është guximi.

Ndjenja e nostalgjisë është një kurth. Ajo bazohet në mendimin se e tashmja është gjithmonë e keqe.

Më mirë frikacak për një minutë se i vdekur për gjithë jetën.


ObserverKult

—————————————–

Lexo edhe:

Hendrix: Më lër’ të jetoj jetën time ashtu siç dua…