Telashet? Ja disa thënie për to:
Edhe të rinjtë më shembullorë, herët a vonë, i jepen tundimit dhe përfundojnë në telashe./Louisa May Alcott
Rruga për të dalë nga telashet nuk është kurrë aq e lehtë sa ajo për t’u futur në to./E. W. Howe
Telashet janë si letrat higjenike, merr një e vijnë dhjetë./Woody Allen
Simpatia fitohet më lehtë duke treguar telashet personale sesa duke shfaqur sukseset personale./Roberto Gervaso
Mendimet janë si telashet, secili ka të vetat./ Clint Eastwood
Nëse po kërkon telashe, unë vi nga atje ku i fabrikojnë./ Raymond Chandler/ ObserverKult