Alma Bektashi: Do jetoj unë me vetminë… (teksti dhe kënga)

Të desha si fëmijë,
e para dashuri,
e para ëndërr ishe ti.
I pari lot në sy,
i pari varg për ty,
e para këngë për ne të dy.

U zgjova e trembur,
U tret në errësirë,
një përqafim i ngrirë
mbi një shtrat si shkretëtirë.

Ti largohu nga jeta ime,
me ndihmo që të harroj.
Le të tretesh në kujtime
Si një ditë që perendon.

Ti largohu, ti largohu,
ti që emrin ke zhgënjim.
Më qortonte dashuria
Më dënonte fati im.

Ti largohu nga ëndrra ime,
do jetoj unë me vetminë,
më rinon me ledhatime,
ti ma plake dashurinë.

Ti largohu, ti largohu,
ti që emrin ke zhgënjim.
Më qortonte dashuria
Më dënonte fati im.

U zgjova e trembur,
me mua tallej nata,
më përqeshte dashurinë.
U zgjova e humbur
Në buze më puthe nata
Dhe ma vriste dashurinë.

Ti largohu nga jeta ime,
me ndihmo që të harroj.
Le te tretesh në kujtime
Si një ditë që perëndon.

Ti largohu nga ëndrra ime,
do jetoj unë me vetminë,
me rinon me ledhatime,
ti ma plake dashurine.

Ti largohu, ti largohu,
ti që emrin ke zhgënjim.
Më qortonte dashuria
Më dënonte fati im.