Alma Bektashi: Të gënjen ai…(teksti dhe kënga)

Alma Bektashi: Të gënjen ai

Thuam ëndrrat që përkundëm
Ku i çuam, ku na humbën
Gjithë ato që ëndërruam ne të dy.

Në më do, a më mallkon.
Më kujton apo loton,
Jetën thuam vallë
Ti vetëm si e kalon?

Dhe për buzën e bekuar,
Në të thotë se është betuar,
Se nuk do t’ja puthte
Kurrë një tjetër vajzë…

Nëse duket se nuk vuan,
Si çapkën ai po luan,
Thotë se zemra e tij
Jo nuk më deshi kurrë…

Të gënjen ai,
Të gënjën ai…

Ti kujdes se të mashtron,
Nuk e kupton,
Të gënjen ai…

Të gënjen ai,
Të gënjen ai…

Ti kujdes se të mashtron,
Nuk e beson,
Të gënjen ai…

Se më deshi fort,
Dhe prapë më dashuron,
Të gënjen ai…

Thuam nëse flet për mua,
Thuam nëse është penduar,
Thuam në më quan ende të pabesë,
Me portretin e sajuar,
Thuam nëse ka ndryshuar,
Thuam nëse mund të ketë një tjetër shpresë…

ObserverKult