Poezi nga Alma Braja
Janë herë që nuk besojnë në kthim.
Nëpër korridoret mbushur plot valixhe
shohin vetëm ikje.
Kurrë kthim.
Ata që ikin
vjen një ditë e kthehen.
Nëse gjatë rrugës së ikjes
nuk kanë hedhur pas thërrime
çdo kthim
nuk quhet më kthim.
Quhet ikje.
Ata që kthehen
vjen një ditë e ikin.
Në ikje vetëm hedhin pas thërrime.
Ata që ikin
gjithmonë ikin.
Edhe në kthim.
ObserverKult
Lexo edhe:
ALMA BRAJA: LARGOHU
Largohu si hëna
që ke hedhur mbi supet e një ëndrre.
Zvogëloje figurën tënde e pas
lësho një hije të gjatë
të arrijë deri këtu.
Mos e kthe kokën, se mungesa
nuk do të jetë humbje.
E nëse ishte?
Aspak e parëndësishme.
Largohu e merr me vete
çka la pas ëndrra në zhveshje e sipër.
Fjalë të thëna në heshtje.
Të dëgjuara?
Jo.
Dëshira që ulen mbi fijet e holla prej ndjenje
ato që treten, por mbeten
me formë tjetër.
Largohu e mos e kthe kokën.
Lëshoj edhe unë hijen time.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ALMA BRAJA: DITËN QË DO TË IKËSH NGA UNË…
Ditën që do të ikësh nga unë,
drita do të ketë të njëjtin shkëlqim.
Zogjtë do të këndojnë njësoj.
E pemët rreth meje e teje,
njësoj do të rriten.
Ditën që do të ikësh nga unë,
do të mblidhen çastet e gëzimit,
kujtimet të paveshura do të jenë.
E fjalët,
fjalët do të tingëllojnë pa frikë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult