Ka njerëz të qeshur bota.
Njerëz të qeshur,
me sy të pikëlluar.
E njerëz me sy pa shprehje.
Që të paqeshur mbeten.
Ka buzë bota.
Buzë të paqeshura.
Ka dhe njerëz bota, të mëdhenj.
Me shikime,
dëgjime,
prekje,
nuhatje
e shije sterile.
Me sy pa shikime.
Veshë pa dëgjime.
Duar pa prekje.
Gojë pa shijime.
Në këtë botën time.
Ka sy të dëshpëruar bota.
Dhe buzë të dëshpëruara që shtrëngohen fort.
Dhe dhëmbë të dëshpëruar,
që kërcasin në heshtje.
Dhe duar të dëshpëruara,
të bëra grusht,
thjesht të mos duket që dridhen.
Ka zemër me fat bota.
Me fat në dëshpërimin e saj.
Kur rrugës takon buzë të tjera.
Po të dëshpëruara,
që pëshpërisin:
“Do të kalojë dhe kjo.
Të duash është bukur.
E sa e vështirë e bukura!””.
Dhe grushti bëhet prapë dorë.
Ka dhe dashuri bota.