Alma Braja: Për veten

A do të shkruaj për mrekullitë e botës?
Sepse mund të shkruaj për sytë e mi
si shikojnë diellin në mëngjes për shembull.
Apo mos do të shkruaj për dhimbjet e botës?
Sepse mund të shkruaj për lotët në faqet e mia
kur shoh njerëz që ikin e ikin.
E nuk kanë më ku të kthehen.
Ti ndoshta nuk do të shkruaj për veten
Ti ndoshta nuk do të shkruaj për trupin
si dridhet nga ndjenjat
që zhyten në çast në mendime.
Ky trup një ditë do të jetë pa ndjenja
Ky trup një ditë do të jetë pa
Frymë

Shpërndahet kur jepet
prandaj kur merret mblidhet fryma.

E unë rrudh pa kuptuar vetullat tek lexoj
atë që nuk duhet gjurmuar
ndoshta kështu shkruaj diçka shumë të denjë
për veten.