Alma Braja, pjesë e Antologjisë së poeteve shqiptare “Magma”

alma braja

Alma Braja është pjesë e Antologjisë së poeteve shqiptare “Magma”, përpiluar dhe përkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB “Littera”, Prishtinë.

Alma Braja u lind në Gjirokastër, Shqipëri, më 1974. Krijime të saj janë botuar në tri antologji, njëra në anglisht, si edhe në gazeta letrare në Shqipëri, Kosovë e
Greqi.
Vëllimi i saj i parë me poezi “Rërë në grusht”, u botua më 2020. Pak kohë më parë, përktheu dhe përgatiti një antologji me poetë shqiptarë në gjuhën greke
që u botuan në revistën greke Φρεαρ – frear.gr

Në “Magma” tridhjetë poete nga gjithë hapësira shqiptare në “Magma”, përmes vargjeve të zgjedhura, flasin në gjuhën shqipe dhe angleze.

Do të gjeni aty poezi nga:

Alma Braja, Ardiana Shala Prishtina, Ardita Jatru, Arjola Zadrima, Blerina Rogova Gaxha, Dije Demiri Frangu, Drita Ademi, Donika Dabishevci, Edi Shukriu, Emine Maliqi, Enkeleda Ristani, Entela Kasi, Erenestina Gjergji Halili, Fakete Rexha, Flutur Mustafa, Herman Hera Çuka, Ilire Zajmi, Leonora Buçinca, Lindita Ahmeti, Manjola Brahaj Halili, Mimoza Ahmeti, Naime Beqiraj, Nora Prekazi, Nurie Emrullai, Puntorie Muça Ziba, Rita Filipi, Dije Lohaj, Vjollcë Berisha, Vlora Ademi dhe Vlora Konushevci.

alma braja Antologjia e poeteve shqiptare Magma

Librin mund ta porosisni në ObserverKult.

ObserverKult

Lexo edhe:

ANTOLOGJIA E POETEVE SHQIPTARE “MAGMA”: POROSITENI ONLINE !