Aty do jem, s’të kam harruar…(teksti dhe kënga)

Teksti i këngës “Stoli i vjeshtës”, kënduar nga Alma Civeja, me tekst të Alma Papamihalit dhe kompozim të Valentin Veizit.

Nëse një ditë do ndihesh ftohtë,
Qilim i vjeshtës të jetë zbuluar,
Gjithçka përreth të ndihet zhveshur,
Aty do jem, s´të kam harruar.

Do marr me vete stolin e drunjtë,
Aty-këtu me gërma gdhendur
Ca data puthjesh zhgarravitur,
Nuk skuqem më, për t’i përmendur.

Nëse një ditë do ndihesh ftohtë,
Kur vera tradhëtisht është fshehur,
Me stolin tonë do vi me vete,
Pas ngjyrash vjeshte do jem dehur…

ObserverKult

Lexo edhe:

EMA QAZIMI: EMRI YT MË MBUSH ME MALL… (TEKSTI DHE KËNGA)