Alma N. Liço: I përkas brezit që lexonim libra

Alma N. Liço

Nga Alma N. Liço


Ndoshta për mungesë të mjeteve të sotme mediatike apo ato të informimit publik, (që më së shumti aktualisht çorientojnë dhe keqinformojnë), ndoshta se besonim në vlerat dhe rolin e pazëvendësueshëm të tyre në terrin ku jetonim, ndoshta se ishte e vetmja mënyrë për të sfiduar deri diku censurën dhe të zhvillonim ndjenjat, intelektin, mënyrën e të menduarit jashtë klisheve të kohës.

Ishte si të thyenim prangat e propagandës, skllavërisë dhe të izolimit.
Ngjarjet, personazhet e tyre kanë shënjuar rininë tonë.

Ishin frymëmarrje ndryshe, ishin horizont, ishin shumëçka. E si mund të harrohet Anjeza e David Koperfildit, apo tre shokët e Remarkut?

Por, po aq magjike është t’u rikthehesh atyre, në një tjetër kohë, në tjetër këndvështrim, në një tjetër fokus. Eshtë rizgjim nga letargjia e viteve. Kupton se je rritur bashkë me ta, je maturuar, ke ndryshuar ashtu si ata.

Rileximi arrin te risjelle ne aktualitet cili ke qene dhe personi qe aktualisht je. Çfarë të interesonte, çfarë e ndryshme të intereson.

Është një rrugëtim brenda unit dhe evolimit të pashmangshëm të tij. Të bën të jetosh paralelisht jetën që ishe dhe atë që je.
Kush nuk e ka provuar t’iu rikthehet librave qe dikur u kanë lënë mbresa, ua rekomandoj. Nuk do mbeteni të zhgënjyer.

ObserverKult

——————————

Lexo edhe:

A MUND TË GJENDEN FJALË NGUSHËLLUESE PËR NJË NËNË QË HUMBI TË BIRIN?

Ashensori filloi të ngjitej në katin e nëntë. Me tim bir për dore dhe një çantë të madhe në krahun tjetër, mezi prisja që ai të ndalej. Ajo kuti metalike sikur më merrte frymën. Si për të kundërshtuar atë hapësirë bllokuese, brenda pak sekondash solla në vëmendje rrugën që kisha përshkuar për të mbërritur në atë spital. Udhëtim mjaft i gjatë.
Dy net më parë isha nisur nga porti i Durrësit në drejtim të qytetit të Barit, e më pas drejt Romës. Në mënyrë spontane, kujtesa më riktheu orët e fundit të udhëtimit me traget. Duke shpërfillur të ftohtin e orëve të para të mëngjesit, e hipur mbi kuvertën e anijes, kisha shijuar pafundësisht kaltërsinë e mrekullueshme të detit Adriatik. Në mes të shkumëzimit të lehtë të valëve, kisha kundruar vallëzimin e meduzave që si abazhurë të mahnitshëm, dukej sikur shoqëronin lundrimin tonë.
Dhe në fund të horizontit, në muzgun e përhimë të mjegulluar të atij mëngjesi,  ishte çfaqur qyteti i Barit. Dukej i përgjumur…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU