Njësia matëse për VIP-at: Paturpësia, lakuriqësia, imoraliteti…

Alma N. Liço

Për VIP-at

Nga Alma N. Liço

Naivisht kam menduar se ja njihja domethënien. Sa e gabuar paskam qenë.
Po përpiqem më së fundi ta kuptoj, duke përcaktuar së paku një “njësi matëse” për VIP-llëkun:
-Rrugaçëri?
-Paturpësi?
-Falsitet?
-Lakuriqësi?
-Vulgaritet?
-Parazitizëm?
-Imoralitet?
Apo janë të gjitha bashkë?

ObserverKult


Alma N. Liço

Lexo edhe:

ALMA N. LIÇO: I PËRKAS BREZIT QË LEXONIM LIBRA

Nga Alma N. Liço


Ndoshta për mungesë të mjeteve të sotme mediatike apo ato të informimit publik, (që më së shumti aktualisht çorientojnë dhe keqinformojnë), ndoshta se besonim në vlerat dhe rolin e pazëvendësueshëm të tyre në terrin ku jetonim, ndoshta se ishte e vetmja mënyrë për të sfiduar deri diku censurën dhe të zhvillonim ndjenjat, intelektin, mënyrën e të menduarit jashtë klisheve të kohes.

Ishte si të thyenim prangat e propagandës, skllavërisë dhe të izolimit.
Ngjarjet, personazhët e tyre kanë shënjuar rininë tonë.

Ishin frymëmarrje ndryshe, ishin horizont, ishin shumëçka. E si mund të harrohet Anjeza e David Koperfildit, apo tre shokët e Remarkut?

Por, po aq magjike është t’u rikthehesh atyre, në një tjetër kohë, në tjetër këndvështrim, në një tjetër fokus. Eshtë rizgjim nga letargjia e viteve. Kupton se je rritur bashkë me ta, je maturuar, ke ndryshuar ashtu si ata.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult