Altin Basha flet pas largimit nga “Portokallia”: Kjo është arseja e vërtet pse e braktisa spektaklin

Sikurse edhe është bërë e ditur tashmë, regjisroi i njohur Altin Basha hoqi dorë nga drejtimi i spektaklit të humorit “Portokalli”.

Ai u prezantua zyrtarisht si drejtor i Teatrit Eksperimental dhe për gjithë këto zhvillime në karrierë ka folur për studion e “ABC”. Basha deklaroi se e ka parë largimin si një hapësirë lirie, për sa kohë kjo liri cenohej duke bërë që arsyeja pse drejtonte këtë spektakël humori të binte.

“Është shumë shpejt për të folur në detaje por ky vendim që e kam marrë pas 17 vitesh do ta jap një përgjigje. Unë nuk kam ndërmend të ushqej thashethemet. E kam parë si një hapësirë lirie. Në momentin kur kjo liri cenohet, arsyeja pse drejtoja Portokallinë ra. Është një kontribut që mendoj se me kohën do të vlerësohet më shumë. Nuk mendoj fare që do të bjerë Portokallia pas ikjes sime. Do duhet të presim për të parë. I uroj suksese atyre që janë atje. Nuk e kam bërë vetëm punën, ka qenë një punë grupi. Kam qenë i privilegjuar që kam punuar me një grup të rinj”, u shpreh regjisori.