Altin Meçja: Si më the kur më pe sot?

Sot u zgjova vonë,
Këmbët më pengonin ecjen,
Shpirti qante mjergullën e syve.
Bën ftohtë sot, më shumë se dje…

Doja të pija një gotë në mëngjes,
U bë kohë që nuk shoh më me ngjyra,
Tenxheregërricesit lëshuan lugët,
Nisën të qeshnin plagët e tjetrit.

Si më the kur më pe sot?
“dukesh si i çmendur“
Qava se më njohe,
Nisa të qesh lirinë time…

Në pasqyrë ka kohë që nuk shihem më,
Më dhimbset vetja,
I lodhur, e trishtë pamja.
Në ecje u pengova, ndjeva dhimbje,
Sa mirë qenkam akoma gjallë…

—————————————-

LEXO EDHE: SERGEJ ESENIN: MUND QË NESËR TË DUA NJË TJETËR…