Amaneti i Kadri Roshit: “Mos e harroni vendin dhe gjuhën shqipe…”

kadri roshi

Emisioni “Profil” solli, kohë më parë, një dokumentar për jetën dhe karrierën e artistit te madh Kadri Roshi në 100-vjetorin e lindjes së tij.

Gazetarja Greta Topjana ka intervistuar familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të tij që e kujtojnë jo vetëm si kolosin e kinematografisë dhe skenës por edhe si njeriun e zemrës.

Bashkëshortja e djalit të Kadri Roshit, në një intervistë për Euronews Albania, tregoi amanetin që kishte lënë i madhi Kadri Roshi, që ishte për Shqipërinë.

Me lot në sy ajo tregoi se mesazhi i aktorit të madh ishte që të mos harronin vendin dhe gjuhën shqipe. “Kujtoj kur ishte në spital, te dera e tij ishte një mal me lule dhe shpeshëherë dhe mjekët grekë, thoshin se duam ta shikojmë.

Është një ndër aktorët më të  mirë që ne kemi. Kur dilte që na priste te stacioni i trenit me sytë me lot. Përqafonte Maksin dhe i thoshte, biri i gjyshit ti. I thoshte mos na harroni.

Ky ishte dhe një amanet që na ka lënë. Ishte dhe një mesazh për të gjithë ne që jetojmë jashtë, që të mos harrojmë vendin tonë dhe çdo gjë të bukur të vendit tonë”.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/ euronews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

FRANCISCO BRINES: MA LËSHOVE DORËN… DHE SHKATËRROVE KREJT QENIEN TIME…

“Lypës realiteti”, poezi nga Francisco Brines

Ma lëshove doren nga dora jote,
dhe shkatërrove krejt qenien time.

Tani qentë ulërijnë pishave
dhe yjet pajtohen në lartësi
dritë dhe vdekje.
I thatë ajri që strehon shtëpinë time,
dhe kujtesa endet
rrugëve të jetës së amshuar.
Afshi, i ligësht; atje ku isha i lumtur
rron një hije zhurritëse,
një tym përshkues dëmesh të mëdha:
një vështrim i hedhur, mes asgjësë,
ende mëshirë, dashuri, fatkeqësi.
Sterrë guva e kujtesës,
edhe ajo e ftohtë akull, ndonëse rrehemi
prej dritës e ngrohtësisë së strehës.
Ajo që ishim po tretet
mish e shpirt, në harresën
e të mos qenit kurrë. E di me siguri,
e pranoj, nuk më dhemb

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult