Amaneti i “Loli” klounit: Mos pranoni titull pas vdekjes… Vilson Gjoca në një rrëfim të padëgjuar

Me flokët portokalli, faqet e bardha, hundën dhe buzët e kuqe, këpucë të mëdha, veshjen karakteristike të një klouni i cili duhet të shkaktojë të qeshura për të ndryshuar humorin tek fëmijët dhe të largojë stresin tek të rriturit. Ky është roli i jetës se tij. Vilson Gjoca rrëfen ndjesinë e një jete nën lëkurën e Lolit.

Në kohët kur Shqipëria dhe shqiptarët kalonin vite të vështira tranzicioni, Vilsoni u kujdes që nga dritarja e vogël e televizorit t’i dhuronte fëmijëve buzëqeshje. Takime me fëmijë të grupmoshave nga më të ndryshme, të qeshur apo trishtuar, duhet të sjellë atmosferë.

Sot ai zgjedh të veshë petkun e Lolit, duke u grimuar e veshur si ai Vilson Gjoça zgjedh sot që intervistën ta realizojë duke veshur kostumin e tij të preferuar, atë që e ka ndjekur në çdo hap, petku i Lolit ndaj të cilit edhe jeta i mori të tjera drejtime.

Thinjat pas një jete me peripeci e ndërsa rrudhat jo vetëm nga mimika. Loli nën grimin e tij mundohet të fshehë copëzat e trishtimit dhe vuajtjes së një dënimi që do t’i ndryshonte jetën, do e ndrydhte atë, mendimet e tij, tekstet deri në auto censurë. Dënim për një palë mustaqe.

E ndërkohë sa herë përmendet çadra e cirkut, për klounin do të jetë gjithmonë një peng, një brengë dhe një mungesë. Kritik dhe deri diku i revoltuar ai shpreh qëndrimin e tij për dekoratat nga presidenca e artistëve të rinj, duke theksuar se ka lënë amanet tek vajzat që të mohojnë thirrjen për dekorim pas vdekjes. Ndërsa për politikanët, sipas tij roli i klounit i shkon më së miri, duke specifikuar disa prej tyre/abcnews.al

Lexo edhe:

TEODOR KEKO: POR UNË S’E NJOH… KAM FRIKË…

ObserverKult