Amarildo Ruçi, artisti i parë shqiptar që ekspozon veprat e tij në muzeun e Luvrit

amarildo ruçi

Nga data 1 deri në 4 shtator, muzeu më i famshëm në botë do të flas shqip. Artisti shqiptar Amarildo Ruçi do të ekspozojë veprat e tij në muzeun e Luvrit në Paris.

Amarildo, ky artisti kontravers, i cili pikturon me duar, ka arritur që të jetë shqiptari i parë, që merr pjesë me veprat e tij në muzeun e Luvrit. Me këtë rast, ai bëhet një ambasador i Shqipërisë me talentin e tij. Dhe është shembulli më i mirë, se si të rinjtë shqiptarë kapin majat në çdo fushë.

Amarildo Ruçi

Ruçi, që para 6 vitesh hodhi tutje penelat për të vijuar krijimtarinë e tij me duar, do të jetë pjesë e ekspozitës “Focus Art Fair PARIS 2022” në Luvër. Veprat e tij do të mund të shihen nga mijëra turistë nga e gjithë bota. Kujtojmë që muzeu i Luvrit është i dyti në botë për nga numri i vizitorëve.

Amarildo shprehet entuziast për arritjen e tij duke shkruar në instagram: “Jam shumë i emocionuar që jam ftuar të jem pjesë e Panairit të mahnitshëm të Artit që do të mbahet në “Carrousel Du Louvre” në Paris, nga data 1-4 shtator.”

Më poshtë po ju sjellim disa nga veprat që ai do të ekspozojë në 1-4 shtator në Luvër. Këtu duket loja me ngjyrat dhe abstrakti në çdo krijim të tijin.

Artisti është shprehur se se ëndrra e tij është që të renditet në 30 artistët më të mirë në botë. Dhe mesa duket pjesëmarrja në Luvër është një hap drejt realizimit të saj,

Ruçi më herët ka zhvilluar ekspozita të ngjashme edhe në Berlin e Milano, duke tejkaluar kështu kufinjtë, siç në fakt vetë arti i tejkalon.

Sigurisht që karriera e tij nis me ekspozitat në Shqipëri, ku më e madhja ishte ajo pas pandemisë e titulluar ‘’Ringjallja’’ në të cilën u shpalosën vepra që tregonin dualizmin e pandemisë. Ai gjithashtu ka qenë pjesëmarrës në koloninë ndërkombëtare e artit “ArTirana”, zhvilluar në Tiranë në vitin 2020./javanews.al

ObserverKult

Lexo edhe:

BURRI QË FLET 24 GJUHË – PASTRUES QILIMASH