Ambasadori gjerman në Tiranë: Shembja e teatrit veprim i nxituar, vështirë për tu kuptuar

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf e quan të nxituar vendimin e qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ai shprehet se kjo është një mënyrë e vështirë për tu kuptuar ndërkohë që pritej një dakordësi mes palëve.

Deklaratë e Ambasadorit Peter Zingraf:

Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar. Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme. Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje.