Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me shkrimtarin Ismail Kadare.
Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet me shkrimtarin, teksa shkruan se kanë diskutuar lidhur me esenë e publikuar në vitin 2006, “Identiteti evropian i shqiptarëve”.
Ambasadorja Kim shkruan se Kadare është një nga mendimtarët më të mëdhenj të Europës.
“Eseja e Ismail Kadaresë mbi “Identiteti evropian i shqiptarëve” është po aq bindëse sot sa ishte kur e botoi atë në 2006. Në fakt, ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Çfarë kënaqësie të kesh këtë diskutim personalisht me një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë,“-shton ajo.