Amos Oz: Çdo fëmijë e di këtë, e prapëseprapë ligësia nuk mbaron…

Nga Amos Oz

“Dashuria…nuk është fare as si zemërgjerësia e as si dhembshuria. Përkundrazi. Dashuria është një përzierje interesante e të kundërtave, një përzierje e egoizmit ekstrem me përkushtimin total. Një paradox! Dashuria, dashuria.

Të gjithë flasin rreth saj sikur dashuria të ishte diçka që njeriu mund ta zgjedhë, por dashuria nuk zgjidhet, ajo të kap si sëmundje dhe të zë si fatkeqësi. Atëherë, ç’është kjo që ne e zgjedhim?

Çfarë duhet të zgjedhin qeniet njerëzore çdo minutë të ditës? Zemërgjerësinë dhe koprracinë. Çdo fëmijë e di këtë, e prapëseprapë ligësia nuk mbaron. Si shpjegohet kjo? Më duket se e gjitha vjen nga ajo molla që hëngrëm atëherë: hëngrëm mollën e helmuar…”

(Shkëputur nga libri ‘Rrëfim për dashurinë dhe errësirën’ i Amos Oz)

ObserverKult  


Lexo edhe:

ZHULIANA JORGANXHI: DUA GJITHMONË TË RRI ME TY

Të tillë gjithmonë të kam ëndërruar,
të qeshur,
të çiltër,
si vetë rinia,
ndaj nuk çuditem në jam dashuruar.
E dija qyshkur…
Kjo ishte dashuria!

Sa më pëlqejnë sytë e tu!
Me dy yje ata më ngjajnë.
Veç yjet janë shumë larg,
kurse ata i kam kaq pranë!

Ti dua flokët pisë të zinj,
atë shikim flakë e zjarr.
Dua gjithmonë të rri me ty
dhe kur je afër dhe kur je larg.

Poezinëe plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult