Eduardo Galeano: Njerëzit janë si zjarret

Çdo njeri shkëlqen me dritën e vet që dallohet prej të tjerëve. Nuk ka dy zjarre njëlloj. Ka zjarr të madh, ka zjarr të vogël, ka edhe zjarr me shumë ngjyrime. Ka njerëz me zjarr të qetë, që as era nuk i dallon dot, por ka edhe njerëz me zjarr të çmendur që shpërndajnë çika gjithandej. Ka zjarre që është vështirë t’i shohësh: ca prej tyre janë të shuar që as ndriçojnë e as djegin, po ca digjen së brendshmi me afsh të madh dhe nuk mund t’i dallosh nëse nuk i trazon.

Përktheu: Bajram Karabolli