Amos Oz: Izrael-Palestinë, luftë midis dy kurbanëve…

amos oz

Amos Oz është një nga shkrimtarët e mëdhenj botëror, autor i 40 librave, i përkthyer në 45 gjuhë, përfshirë edhe gjuhën shqipe. Oz (1939-2018) i lindur në Jeruzalem, diplomoi në Universitetin Hebrew të Jeruzalemit për filozofi dhe letërsi hebreje. Më pas e nisi punën si mësues i filozofisë dhe letërsisë. Jetën e tij ia kushtoi letërsisë dhe gazetarisë. 

Ja çfarë shkruane Oz për konfliktin izraelito-palestinez:

“Përplasja Izrael-Palestinë, luftë midis dy kurbanëve të kujt?! Arabët kanë qenë viktima të Europës nga imperializmi, kolonializmi, shfrytëzimi dhe përbuzja. Hebrenjtë kanë qenë viktima të Europës nga përndjekjet, përbuzja dhe gjenocidi. Konflikti mes tyre është konflikt mes dy viktimave të të njëjtit sundues.
Janë si dy fëmijë të të njëjtit baba!

Dy fëmijë të të njëjtit baba, të keq dhe të dhunshëm, nuk e duan njëri-tjetrin. Secili prej tyre shikon te tjetri fytyrën e babait: -Ti je njësoj si ai, jo ti je njësoj si ai-, i thonë ata njëri-tjetrit.
Kjo është gjendja mes arabëve dhe izraelitëve. Arabët i shikojnë izraelitët si vazhdimësi e Europës që me modernizimin e saj, me veglat e saj ka ardhur të shfrytëzojë Lindjen. Ne i shohim ata si kozakët, pasardhësit e përndjekësve tanë nga e kaluara, apo si nazistët që mes të tjerash vranë hebrenj për kënaqësinë e tyre. Ky është konflikt mes dy viktimave të të njëjtit sundues ku secili prej tyre shikon te tjetri vazhdimësinë e sunduesit. Asnjëherë nuk e kam parë konfliktin midis izraelitëve dhe arabëve si një betejë mes të mirëve dhe të këqinjve. Gjithmonë e kam parë këtë konflikt si një tragjedi, si një luftë mes së drejtës dhe të drejtës!”

*Ky fragment është shkëputur nga intervista që Amos Oz ka dhënë për Rudina Xhungën, në vitin 2008. Të plotë mund ta lexoni KETU

ObserverKult

Lexo edhe:

AMOS OZ: DASHURIA JU ZË SI NJË SËMUNDJE…