Ali Podrimja: Historia e një nëne

Fitores, sime shoqe

Ajo mban mend të gjitha datat stinët kohët
Përshëndetjet e Lumit nga dritarja
Është nënë
Lëreni ju lutem ta përfundojë udhëtimin
rreth atij dielli që fiket
derisa i ka të gjalla kujtimet
Kohë i duhet të harrojë
E vëreni si shtang
para çdo thyerje
në horizont?
Pika e lotit një det
Nënë është.

ObserverKult

—————————–

Lexo edhe:

AZEM SHKRELI DHE ALI PODRIMJA DHE “IKJET” E TYRE EPIKE…

Nga: Flutura Açka

Ishte maji i vitit 1997 kur të dy këta mjeshtra të poezisë së Kosovës i takova njëherësh në një tur poetik nëpër Zvicër. Atëherë vinte era luftë dhe ne ende nuk mund të hynim në Kosovë. Ishin njëherësh edhe ditët e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Gjenevë dhe kishin ardhur edhe shkrimtarë nga Shqipëria.

E vërteta është se kam bërë një tur të gjatë poetik me të dy nëpër kolonitë e vogla dhe klubet e shqiptarëve. Ka qenë një nga përvojat më të bukura të jetës sime ku muret e brishtë mes letërsisë dhe politikës, lirisë së ëndërruar dhe lirisë së penguar nga serbët, qenies larg në emigrim dhe pranisë në luftë për çlirimin e Kosovës, thuajse ishin shembur. Të gjithë përjetonim të sotmen dhe jetonim të nesërmen e lirisë së Kosovës.

Ato ditë në Gjenevë i bëra edhe një foto me kameran time Azem Shkrelit, mund të jetë portreti i tij i fundit, pasi pas një aktiviteti poetik në San Galen, ne u ndamë dhe ai u nis për Gjermani. Ali Podrimja mbeti edhe disa ditë dhe më përcolli, bashkë me bujtësin tonë, Valdetin, në aeroport. Kur u ndamë sytë e tij kishin lot. Shpesh Ali Podtimja më ka dhuruar foto të çuditshme, të cilat janë në arkivën time.

Kur u ktheva në Shqipëri, gati u ndëshkova se gjithë kohën kisha ndenjur vetëm me poetët e Kosovës dhe nuk i paskësha kushtua…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU